Asnjë i burgosur i infektuar me COVID-19 në Kosovë

Kosova

Asnjë i burgosur i infektuar me COVID-19 në Kosovë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Zyrtarët e burgjeve kanë treguar procedurat se si pranohen të burgosurit në qendrat e paraburgimit dhe menaxhimin e pandemisë.

Si i burgosur i ri po i kalon procedurat e pranimit.

Në këto procedura, bëjnë pjesë edhe kontrolli shëndetësor që kryhet nga stafi i burgut.

Këtij më pas po i jepen udhëzime mbi kujdesin e shtuar gjatë pandemisë, në kohën e qëndrimit të tij prapa grilave.

E në rast e një i burgosur shfaq simptoma të covi-19, atëherë me rekomandim të mjekes testohen në IKSHPK.

Ndërsa në nivel të përgjithshëm, janë rreth 160 persona që janë testuar për covid-19 gjatë këtij viti.

Si një masë parandaluese e përhapjes së covid-19 brenda ambienteve të burgjeve është përdorur edhe karantinimi për të gjithë banorët e rinj.

Menaxhimi në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit korona ka edhe meritorët e tyre sipas drejtorit të qendrës së Paraburgimit në Prishitnë.

Falë kësaj pune të këtij personeli, po shprehen të kënaqur edhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ani pse asnjë i burgosur nuk është i infektuar me covid-19, megjithatë janë 6 zyrtarë të SHKK-së të cilët aktualisht janë të infektuar me covid-19.

Këta zyrtarë që duke bërë këtë punë në burgje janë të ekzpozuar ndaj rrezikut për infektim, por ata nuk përfshihen në listën e shtesave që ndan qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat