​Gjini: Duke kujtuar dëshmorët dhe martirët forcojmë ndjenjën për shtetin

Kosova

​Gjini: Duke kujtuar dëshmorët dhe martirët forcojmë ndjenjën për shtetin

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:54
Ardian Gjini

Në 22 vjetorin nga “Epopeja e Çabratit”, përfaqësues të komunës së Gjakovës, familjarë dhe qytetarë të kësaj komune, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe të martirëve.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se sot kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe pastaj të martirëve në përvjetorin e betejës së Qabratit.

“Me të vërtet kanë qenë ditë të jashtëzakonshme, ditë të lavdisë, ditë të dhimbjes, ditë të humbjes së jetrave të shumë bashkëqytetarëve tanë por gjithmonë duhet ta kujtojmë që krejt çka gëzojmë sot është fal atij themelit, themelit të dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe e kemi obligim t’i kujtojmë dhe me u kujdes për familjet e tyre por edhe t’i kujtojmë të rënët për shkak se kështu e forcojmë ndjenjën tonë për vendin tonë për qytetin, për komunën për Kosovën”, tha ai.

Komandant i brigadës 137 Gjakova e UÇK-së, Agron Kryeziu ka thënë se po nderojnë dëshmorët dhe martirët që ranë për lirinë e Kosovës.

“Dua të them që me të vërtet sot kaluar 22 vite, ishin ditë të vështira për Kosovën, ishin ditë që apo mbijetonim apo jo në ato ditë të fundit por edhe me ndihmën e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare ne e fituam lirinë, kështu që edhe sot ne përkulemi me respektin më të madh para dëshmorëve dhe martirëve“, tha ai.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat