Hoxha nga Drenasi fal Namazin e Fitër Bajramit me tirqi dhe plis

Kosova

Hoxha nga Drenasi fal Namazin e Fitër Bajramit me tirqi dhe plis

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:44
Hoxha nga Drenasi

Myslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Megjithatë për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.

Bajrami është falur në të gjitha xhamitë e vendit.

Por një hoxhë nga Drenasi ka marrë vëmendjen jo pak. Arsyeja është se sot ai e ka falur namazin i veshur me veshje tradicionale, tirqi e plis.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat