Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi kundër dhunës në familje

Kosova

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi kundër dhunës në familje

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:31
Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi kundër dhunës në familje

Me iniciativën e OSBE-së dhe Komunës së Fushë-Kosovës, përkatësisht Zyrtares për Barazi Gjinore, është  nënshkruar Marrëveshje  Mirëkuptimi për Institucionalizimin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje.   

Qëllimi i kësaj Marrëveshje  Mirëkuptimi është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për këtë kategori personash që janë viktima  të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave. Palët nënshkruese të Marrëveshjes janë:

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha, Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore Prishtinë, Gjykata Themelore, Zyra për Mbrojtje dhe ndihmë viktimave, Agjencia për ndihmë juridike falas, Drejtoria Komunale për Shëndetësi, Drejtoria Komunale për Arsim, Qendra për Punë Sociale, Qendra e Mjekësisë Familjare, Zyra për Komunitete dhe Kthim, Zyra për Barazi Gjinore, Zyra e Punësimit, Strehimorja QMGF- Prishtinë, OJQ “Ruka Ruci” , OJQ “Fëmijët pa kujdes prindëror”.

Komuna e Fushë-Kosovës ka qenë dhe do të jetë e përkushtuar dhe e angazhuar vazhdimisht në parandalimin e dhunës në familje.

Koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje u emërua Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Fushë-Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat