Ja sa persona janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosova

Ja sa persona janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:11
Pamje nga vaksinimi

Asnjë viktimë nga Koronavirusi nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar 18 raste të reja pozitive, ndërsa sot janë shëruar 239 qytetarë, përcjell Bota sot.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

02 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat