Gruaja nga Lubishta e Vitisë hap njësinë e përpunimit të qumshtit, komuna e donatori përkrahin projektin e saj

Kosova

Gruaja nga Lubishta e Vitisë hap njësinë e përpunimit të qumshtit, komuna e donatori përkrahin projektin e saj

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku kanë bërë sot përurimin e njësisë së përpunimit të qumështit “Bon Appetit” në Lubishtë të Vitisë, e cila do të menaxhohet nga Aferdita Ademi, e cila ndër tjerash ka përfituar pajisje të ndryshme me qellim të përpunimit të produkteve qumështore.

Përndryshe ky projekt është financuar nga organizata “Brot für die Welt“, shqip: Bukë për botën nga gjermania dhe implementohet në Viti nga Organizata IADK në bashkëpunim me Komunën e Vitisë. Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë fjalës së tij ndër tjerash ka thënë se për komunën e Vitisë, është shumë e rëndësishme edhe zhvillimi i sektorit të ekonomisë familjare duke përmendur edhe shumë projekte të tjera të cilët pritet të përfundojnë në këtë drejtim në Viti. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e komunës me organizatën IADK.

“ Ne si komunë po bëjmë punën tonë, po bashkëpunojmë me organizatat e ndryshme dhe po participojmë që të realizojmë sa më shumë projekte në interes të qytetarëve tanë dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kreu i kësaj komune tha se fermerët vitias dinë dhe mundin të bëjnë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve cilësore në treg dhe atë në sektorë të ndryshëm duke potencuar se nuk do të mungoj përkrahja e komunës së Vitisë dhe donatorëve të ndryshëm. Kurse për hapjen e kësaj njësie përpunuese të qumështit, ai ka falënderuar në veçanti donatorin “Brot für die Welt“ dhe implementuesin IADK.

Kurse Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Ekrem Bunjaku potencoi se pa bashkëpunimin e mirë me komunën e Vitisë nuk do ishte i mundur realizimi i këtij projekti. “ Është kënaqësi që sot jam këtu, që një kohë të gjatë ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunën e Vitisë pa të cilën na këtë projekt por edhe shumë projekte të tjera nuk kishim mundur ta realizojmë”, u shpreh Bunjaku. Ai tha se në bashkëpunim me komunën ata përzgjedhin personat punëtor dhe bujare. z. Bunjaku tha se në tregun e sotëm kemi nevojë për produkte cilësore bujqësore të shëndetshme vendore pa yndyra bimore apo përpunime industriale.

Kurse përfituesja e kësaj njësie Afërdita Ademi, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur atë në hapjen e kësaj njësie duke theksuar se ajo të jetë e përkushtuar që të krijoj produkte sa më cilësorë të cilat kërkohen në treg. Përndryshe ajo bëri me dije se Njësia e përpunimit të qumështit në Lubishtë të Vitisë “ Bon Appetit” në treg tani për tani është me prodhimet qumështore si gjizë, djathëra të ndryshme, djalpë etj. Gjithashtu ajo ju ka treguar pjesëmarrësve në këtë ceremoni të përurimit edhe mënyrën e përpunimit të produkteve qumështore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat