Momenti kur automjeti ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit

Kosova

Momenti kur automjeti ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këtë të diel në Bjeshkën e Deçanit është rrokullisur një veturë “Off Road”, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rrastin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se ngasësi i veturës ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse më pas është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”,  deklaroi Rugova..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat