​Shkolla e Muzikës dhe Liceu Artistik i Tiranës me bashkëpunim profesional në të ardhmen

Kosova

​Shkolla e Muzikës dhe Liceu Artistik i Tiranës me bashkëpunim profesional në të ardhmen

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Drejtori komunal i Arsimit në Gjilan Nazim Gagica, në kuadër të bashkëpunimit me Liceun artistik të Tiranës, sot ka pritur në takim pune delegacionin e këtij Liceu kryesuar nga drejtori Shkëlqim Sirika.

Gagica ka informuar delegacionin mbi punën që po bëhet në sektorin e arsimit dhe përkushtimin e nxënësve dhe personelit akademik për të aftësuar në nivelin më të lartë nxënësit që dalin nga shkolla e muzikës.

“Gjilani është krenar që bashkëpunimin e ka prej kohësh në një dimension shumë të gjerë me Liceun Artistik të Tiranës dhe përvojat por edhe bashkëpunimi që është duke ndodhur në këtë fazë është mbresëlënës dhe shumë premtues. Edhe në të ardhmen urat lidhëse do të jenë në kuadër të aktiviteteve të shtuara mes Gjilanit dhe Tiranës”, ka thënë Gagica.

Drejtori i Liceut Artistik të Tiranës, Shkëlqim Sirika, tha se nga ajo që ka parë deri tani në Gjilan dhe në shkollën e Muzikës në veçanti, dëshmon për një vendosmëri në zhvillimin e të nxënit dhe krijimit të talenteve të përgatitur mirë.

Ndërsa, drejtori i shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi, ka konfirmuar se puna në shkollën e muzikës bëhet me profesionalizëm për të zhvilluar talentin e nxënësve në degë të ndryshme të kësaj shkolle. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat