23 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë, tre në gjendje të rëndë

Kosova

23 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë, tre në gjendje të rëndë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot 63 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet rajonale në vend.

Sipas SHSKUK’së, 23 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

50 nga pacientët janë me oksigjeno-terapi ndërsa 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i ShSKUK-së:

COVID-19: 63 Pacientë po trajtohen në SHSKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, thotë raporti i punës për datën 22 qershor 2021.

Prej tyre, 23 janë të konfirmuar pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi , kurse 3 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 47 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

39 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë

2 në gjendje të rënduar

11 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat