Lumir Abdixhiku: Therandën e Ukë Bytyçit t’ia kthejmë LDK-së

Kosova

Lumir Abdixhiku: Therandën e Ukë Bytyçit t’ia kthejmë LDK-së

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:22
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se misioni i tyre është që Therandën t’ia kthejnë LDK-së.

Kështu ai tha këtë të hënë pasi bëri nderime pranë varrit të Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami duke vazhduar kështu edhe tek Dëshmorët e Kombit,  Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, ku u pritën nga shumë qytetarë në fshatin Semetisht.

“Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së” , u shpreh Abdixhiku.

Bashkë me të ishin edhe kryetari i degës, Ardian Shala, si dhe deputeti Armend Zemaj të cilët gjithashtu folën për qeverisjen e Therandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat