​Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative

Kosova

​Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Pas vendosjes së E-kioskut, Komuna e Kamenicës ka vendosur edhe aparatin e pritjes në radhë, ku në secilin sportel mund të qasen qytetarët vetëm me numër.

Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve administrative do t’ju lehtësojë punën dhe pritjet qytetarëve.

“Qasja në sportele për shërbime administrative, tani po bëhet me pritje në radhë sipas mënyrës digjitale. Vendosja e Aparatit të Pritjes, po lehtëson jashtëzakonisht shumë qasjen në shërbime dhe mos grumbullimin e qytetarëve para sporteleve. Pos E-kioskut të vendosur në Kamenicë, Roganë e Hogosht, ky është një hap tjetër i ndërmarrë në digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët tanë. Vazhdojmë me punë", tha Kastrati.

Kastrati gjithashtu ka thënë se digjitalizimi i administratës ishte një nga zotimet e qeverisjes katërvjeçare.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja u shpreh e lumtur që vazhdimisht po punohet në përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarë.

“Vazhdimisht është bërë përpjekje për përmirësimin e shërbimeve administrative. E-kiosku dhe aparati i pritjes në radhë do të lehtësoj ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët e komunës sonë”, tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat