Akademia Diplomatike mban konferencën për politikën e jashtme të Kosovës

Kosova

Akademia Diplomatike mban konferencën për politikën e jashtme të Kosovës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës do të organizojë konferencë akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës - një qasje proaktive”.

Fjalën hyrëse të kësaj konference do ta mbajë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla.

Folës kryesorë do të jenë ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan;

profesori David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe z. Sébastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaurès.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat