Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në Malishevë

Kosova

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në Malishevë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës.

Punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në qytetin e Malishevës, apo rregullimi shëtitores dhe shtegut për biçikleta, janë duke vazhduar sipas planifikimit dhe brenda këtij viti, pritet edhe rregullimi i tërësishëm i kësaj hapësire, e cila do të ketë rol të shumëfishtë dhe jo vetëm pamje të bukur.

Punimet në rregullimin e kësaj hapësire, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar nga punëkryesi me punimet e deritanishme.

“Ndërtimi apo rregullimi i kësaj hapësire, përveç që do të ketë një pamje të bukur, do të ketë edhe rol të shumëfishtë, e mbi të gjitha, me rregullimin e shtratit dhe hapësirës përreth, do të zvogëlohet edhe mundësia e vërshimeve, pasi kjo do ta pengoj daljen nga shtrati të lumit, në këtë pjesë”, ka thënë Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat