​Komuna e Shtimes dhe AZhRQ me marrëveshje për fuqizimin e grave në agrikulturë

Kosova

​Komuna e Shtimes dhe AZhRQ me marrëveshje për fuqizimin e grave në agrikulturë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:16
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Qendër për realizimin e projektit “ Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë”.

Sipas njoftimit të komunës, në kuadër të projektit të paktën 6 gra do të mbështeten në synimet e tyre.

“Projekti do të përfshijë donacion i pajisjeve i vlerës mesatare prej 1000-1500 euro. Organizimi, trajnimi dhe B2B sipas nevojave te përfitueseve, si dhe Monitorimi i grave të mbështetura.

Për kohen dhe mënyrën e aplikimit iu njoftojmë në vazhdim”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat