Haliti priti në takim Sami Musën - deputet në Parlamentin e Hamburgut

Kosova

Haliti priti në takim Sami Musën - deputet në Parlamentin e Hamburgut

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:12
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim, Sami Musën, deputeti shqiptare në Parlamentin e Hamburgut.

35-vjeçari është një afaristët i njohur në Hamburg, përndryshe djali i veprimtarit Xhelil Musa me origjinë nga Pozharani i Vitisë, që njihet për kontributin dhe angazhimin e tij shumë vjeçar në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare.

Në takimin pritës të kryetarit Haliti, ishte edhe nënkryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, njiherit edhe kryetar i Lidhjes së shqiptarëve në Gjermani, Sebastian Nuiqi.

Kryetari Haliti, njoftoi mysafirët me aktivitetet e komunës, për projektet e realizuara dhe ato që parashihen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat