Haliti priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it në përfundim të misionit

Kosova

Haliti priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it në përfundim të misionit

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:38
Pamje nga takimi

Sokol Haliti priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it.

Toger Roose e rreshteri Hay si dhe dy pjesëtarë të tjerë të KFOR-it amerikan, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e përfundimit të misionit të tyre, në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të KFOR-it amerikan në Kosovë.

Ata kanë shpreh falënderim ndaj Institucioneve komunale për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kanë premtuar se edhe Njësia e re do të vazhdoj të bashkëpunoj edhe më tej.

Kryetari Haliti, i ndau një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e Njësisë së KFOR-it në komunën e Vitisë, e po ashtu edhe togeri Roose i dhuroi një monedhë me shënjen e KFOR-it dhe emrat e ushtarëve të këtij misioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat