Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Kosova

Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës.

Dëshmitarët okularë të rastit thonë se kur kanë kaluar rreth 2 orë nga fillimi i zjarrit, zjarrëfikësit ende nuk kanë ndërhyrë.

Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të tempraturave të larta.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Telegrafit, shihet se zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha, derisa rrezikohen edhe shtëpitë që janë afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat