Vazhdon inspektimi i të gjitha marketeve ushqimore në territorin e Komunës së Malishevës.
Inspektorët komunal janë në aksion të përhershmë, për kontrollin e gjërave ushqimore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore dhe konsumit të ushqimit të sigurt.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit Dibran Kastrati, njoftohemi se inspektorët e sektorit janë në Inspektim të marketeve për kontrollin e produkteve me afat të skaduar dhe produkteve të dëmtuara, sidomos në këtë periudhë kur konsumi është më i madh, në prag të festës së Bajramit dhe ardhjes së mërgimtarëve.
Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, njofton që të gjitha produktet ushqimore në treg janë të sigurta dhe për një gjë të tillë jemi duke u përkujdesur vazhdimisht.
Lusim të gjithë qyetatarët që në rast se dyshojnë apo hasin në produkte jo të sigurta, të njoftojnë Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës.