Pronari i një gurëthyesi në Lipjan thotë se ia sulmuan bagerin me molotov

Kosova

Pronari i një gurëthyesi në Lipjan thotë se ia sulmuan bagerin me molotov

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Pronari i një gurëthyesi në Shalë të Lipjanit ka thënë se dikush ka gjuajtur me molotov hapësirat e objektit të biznesit të tij.

Ai ka theksuar se një bager punues i kompanisë ishte shënjestër.

Sipas tij nuk ka persona të lënduar, në videon e tij shihet se në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e policisë.

Edhe më parë në këtë kompani ishin gjetur mjete shpërthyese. Nga kompania ishin ankuar për dëme të vazhdueshme që u janë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat