Sa jemi të gatshëm që të përballemi me fatkeqësitë e mundshme natyrore në Kosovë

Kosova

Sa jemi të gatshëm që të përballemi me fatkeqësitë e mundshme natyrore në Kosovë

Tahir Ahmeti Nga Tahir Ahmeti Më 16 korrik 2021 Në ora: 18:10
Gjermani

atkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, ato mundë të godasin çdo moment, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale.

Stuhia që ka goditur ditëve të fundit disa pjesë të Evropës perëndimore, shkaktoi vërshime të mëdha, duke lënë shumë njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar dëme tepër të mëdha.

Kosova, në rast të ndonjë fatkeqësie më të madhe natyrore, edhe pse ka një kuadër të konsoliduar ligjor, kur jemi te gjendja aktuale në terren, nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, andaj është e domosdoshme ngritja dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për t'i përballuar fatkeqësitë e mundshme natyrore.

Jodomosdoshmërisht institucionet shtetërore mund të parandalojnë fatkeqësitë natyrore. Porse, patjetër që institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të koordinuar dhe profesional.

Autori - njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat