Ismajli përkrah trajnimin “kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”

Kosova

Ismajli përkrah trajnimin “kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Musa Baftiu sot ka qëndruar në fshatin Muzeqinë, ku ka parë nga afër punën në terren që është duke realizuar organizata “Kosova Population Fondation (KOPF).

Kryetari i Komunës, Naim Ismajli, pasi falënderoi ekipin e Accessible Quality Healtheare (AQH) për angazhimin dhe punën e tyre profesonale, ai potencoi se është i përkushtuar që shëndetësia të trajtohet me prioritet si në këtë rast, ku masat preventive kanë kosto më të lirë.

Po ashtu, kryetari Ismajli premtoi se ekipi i projektit AQH-së do të ketë përkrahjen pa rezervë në arritjen e qëllimeve të këtij projekti shëndetësor dhe theksoi se është i bindur që në fund të këtij projekti përfitimin më të madh do ta kenë qytetarët e komunës sonë.

Më pas fjalën e mori, doktoresha Rina Baftiu e cila falënderoi kryetarin Ismajli për mbështetje, njëherit bëri të ditur që deri më tash kanë mbajtur 15 trajnime me banorë të fshatrave të komunës së Shtimes dhe si rezultat i tyre kemi arritur të identifikojmë 25 pacientë me diagnozë të diabetit. Përndryshe këta pacientë më parë nuk kanë ditur që lëngojnë nga diabeti, por falë këtyre masave preventive janë evidentuar këto raste konkrete, tregon dr. Rina Baftiu.

Përfaqësuesja e KOPF-së, Mirlinda Spahija falënderoi kryetarin Ismajli për dritën e gjelbër të dhënë në mbështetje të Projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor” i cili është duke u financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo njëherit ka falënderuar për punën e jashtëzakonshme që është duke bërë në terren, Fatlum Rexhaj, pastaj dr. Rina Baftiu si dhe Flutura Alihajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat