Zjarr i madh në malet e fshatit Koshtovë të Vllahisë, banorët po kërkojnë ndihmë

Kosova

Zjarr i madh në malet e fshatit Koshtovë të Vllahisë, banorët po kërkojnë ndihmë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Para pak çastesh ka shpërthyer një zjarr në Koshtovë të Vllahisë.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e Jepi Zë, nga një qytetar, shihet se zjarri ka përfshirë male dhe toka bujqësore.

Sipas qytetarit, zjarri po shpërndahet dhe mund të rrezikojë edhe fshatrat Cerajë e Bistricë.

Banorët po kërkojnë ndihmë në shuarjen e zjarrit me qëllim që mos të përhapet më shumë pasi pasojat mund të jenë të mëdha, sepse zjarri po ngjitet nëpër male.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat