A po shkon Kosova drejt mbylljes: 12 raste të reja me Covid-19 në Skënderaj

Kosova

A po shkon Kosova drejt mbylljes: 12 raste të reja me Covid-19 në Skënderaj

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 221 raste të reja me COVID19.

Vetëm Komuna e Mitrovicës brenda 24 orëve ka paraqitur 18 raste, Skënderaj 12 të infektuar, ndërsa vetëm 1 rast në Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qytetar, ndërsa janë shëruar vetëm 21 qytetarë.

Gjatë dy javëve të fundit, numri i të infektuarve po shkon duke e rritur, me ç'rast vendi rrezikon që në muajt e ardhshëm të hyjë në izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat