Bulliqi fton mërgatën për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Kosova

Bulliqi fton mërgatën për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:32
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një video ka bërë thirrje për mërgatën që në zgjedhjet e 17 tetorit të marrin pjesë në votime.

Sipas tij, mërgata ishte ajo e cila përcaktoi fitoren e thellë të Vetëvendosjes më 14 shkurt, në zgjedjet nacionale.

Postimi në Facebook:

Bashkë me Artan Selmanin, bashkatdhetarin tonë nga Gjermania, përmes kësaj video iu bëmë thirrje mërgates sonë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Mërgata ishte përcaktuese për fitoren e thellë të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, e unë besoj thellësisht se edhe në këto zgjedhje pjesëmarrja e madhe e tyre do të jetë determinuese për fitoren e radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat