​Nisin punimet për rregullimin e trotuarit në Petroc të Kamenicës

Kosova

​Nisin punimet për rregullimin e trotuarit në Petroc të Kamenicës

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas marrëveshjës së nënshkruar nga Komuna e Kamenicës për rregullimin e trotuarit në katër fshatra, kanë filluar punimet për rregullimin e trotuarit në fshatin Petroc.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se pas projektit të nënshkruar me CDI-në për furnizimin me ujë të fshatit Petroc, tani janë duke vazhduar punime për rregullimin e trotuarit.

“Punimet për rregullimin e trotuarit në Petroc. Pos projektit të nënshkruar me CDI-në dhe Hidromoravën për furnizimin me ujë të Petrocit, po vazhdojnë punimet në këtë fshat për rregullimin e trotuarit, që do të shërbej si lehtësim për qarkullimin e banorëve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve”, tha Kastrati.

Fshatrat në të cilët do të zhvillohen punimet nga kjo kontratë janë: Novosellë, Koretin, Topanicë e Petroc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat