Haradinaj: Dyfishim të buxhetit për sportistët dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë

Kosova

Haradinaj: Dyfishim të buxhetit për sportistët dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:23
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se në programin e tij për sportin përfshihet dyfishim i buxhetit për sportistët. 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me programin e tij është paraparë ndërtimi i Pishinës Olimpike dhe palestrave multidimensionale. 

“Programi ynë për sportin përfshin dyfishim të buxhetit për sportistët e kryeqytetit, ndërtimin e Pishinës Olimpike, dhe ndërtimin e palestrave multifunksionale në lagjet kryesore të Prishtinës.

Klubet sportive do të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë”, ka shkruar Daut Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat