Komuna e Vitisë pajis me një frigorifer qendrën e vaksinimit në Viti

Kosova

Komuna e Vitisë pajis me një frigorifer qendrën e vaksinimit në Viti

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 08:40
Komuna e Vitisë pajis me një frigorifer qendrën e vaksinimit në Viti

Dje qendra e vaksinimit anti Covid-19 në Viti, është pajisur me një frigorifer nga komuna e Vitisë.

Me këtë rast këtë qendër nga afër e kanë vizituar zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti.

Ata nga afër janë njohur me procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Covid-19.

Sipas Drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili vaksinimi i qytetarëve po shkon mbarë dhe se deri me tani janë dhënë 13876 vaksina anti Covid-19 dhe janë vaksinuar afër 9500 qytetarë.

Kurse Drejtoresha e DSHMS-së, Valentina Mehmeti ju bëri thirrje qytetarëve të cilët akoma nuk e kanë marrë vaksinën që të regjistrohen në portalin shtetëror eKosova dhe të bëjnë terminët për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat