Lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Kolë Berisha

Kosova

Lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Kolë Berisha

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:44
Kolë Berisha

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të veprimtarit mësuesit, patriotit dhe politikanit të devotshëm të çështjes kombëtare Kolë Berisha!

Ishte bashkëpunëtor i pandashëm i Dr.Ibrahim Rugovës, në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në periudhën e pas luftës kishte disa poste të rëndësishme në jetën politike institucionale dhe parlamentare të Kosovës.

Ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ka qenë dhe mbetët politikani i vetëm në Kosovë, i cili refuzoi një dekoratë presidenciale i pakënaqur me rrjedhat politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë në periudhën e pasluftës.

U preftë në paqe në dheun e Kosovës, të cilën e deshi aq shumë dhe në çdo çast ishte i gatshëm për t'ia falë edhe jetën për lirinë e saj !

Qoftë i përjetshëm kujtimi për bacën Kolë Berisha, këtij atdhetari të madh dhe të paepur për liritë dhe të drejtat kombëtare dhe politike të popullit të tij shqiptar të Kosovës Martire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat