Kryetari Tahiri viziton Qendrën e Vaksinimit në Vushtrri

Kosova

Kryetari Tahiri viziton Qendrën e Vaksinimit në Vushtrri

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:22
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Dr.Bujar Pllana dhe Nënkryetarin, Afrim Namani sot kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Vushtrri për të parë nga afër mbarvajtjen e këtij procesi.

Me këtë rast, Kryetari Tahiri tha se procesi i vaksinimit të qytetarëve po shkon jashtëzakonisht mirë dhe ka qytetarë të interesuar për vaksinim por ka probleme me mungesë terminesh nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ju qytetarë të Vushtrrisë jeni dëshmitarë që asnjëherë deri më tani nuk kam bërë politikë gjatë pandemisë, secilit ministër pavarësisht përkatësisë partiake i kam dhënë mbështetje e bashkëpunim të plotë.

Do të vazhdoj të punoj me të gjithë pa dallim në interes të shëndetit të qytetarëve të Vushtrrisë”, u shpreh Kryetari Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat