Moti sot në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri 25 gradë

Kosova

Moti sot në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri 25 gradë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Java e dytë e muajit shtator do të fillojë me mot kryesisht me diell, derisa nga dita e mërkurë do të ketë edhe vransira, por edhe intervale me diell.

Sot do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të ketë edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale.

Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare.

Temperaturat minimale luhaten nga 8C deri 11C, e ato maksimale nga 23C deri 25C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat