Gjinekologët rekomandojnë gratë shtatzëna të vaksinohen me këtë lloj vaksine

Kosova

Gjinekologët rekomandojnë gratë shtatzëna të vaksinohen me këtë lloj vaksine

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Gjinekologët e Kosovës kanë rekomanduar gratë shtatzëna të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës ka rekomanduar gratë shtatzëna, lehonat dhe ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë që të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA.

“R e k o m a n d i m: Gratë në fazën riprodhuese, Gratë shtatzëna pavarësishit moshës të barrës, Lehonat gjidhënëse dhe të tjerat, Ju rekomandojmë vaksinimin me vaksinën anti COVID-19 të teknologjisë mRNA”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Shoqatës, Prof. Shefqet Lulaj.

Vaksinat e teknologjisë mRNA janë Pfizer&Biontech si dhe Moderna. Aktualisht në Kosovë është në dispozicion vaksina Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat