Realizohet operacion i suksesshëm policor në bashkëpunim me autoritetet e shtetit zviceran

Kosova

Realizohet operacion i suksesshëm policor në bashkëpunim me autoritetet e shtetit zviceran

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:34
Policia e Kosoves

Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit në vend mbetet prioritet i autoriteteve ligj zbatuese në vend dhe në këtë kontekst, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në funksion të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit më datë 14.09.2021 ka zhvilluar një operaciontë bastisjeve në katër lokacione, tri  në Regjionin e Gjakovës dhe një në Regjionin e Prishtinës.

Operacioniështë zhvilluar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti Special, pas kërkesës se pranuara nga autoritete policore të shtetit të Zvicrës, në bashkëveprim me një ekip hetuesish dhe një prokuror nga Shteti i Zvicrës,nëpërmes ndihmës juridike ndërkombëtare.

Në rajonin e Gjakovës janë bastisur dy shtëpi me objekte përcjellëse dhe një zyre projektuese, ndërsa në Prishtinëështë bastisur një banesë.Gjatë bastisjes  është arritur të sekuestrohen dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe   dokumentacione tjera përcjellëse.

Në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e tipit Merecedes me targa vendore pronë e të dyshuaritH.B.(1957)

Gjykata kompetente në lidhje me rastin ka shqiptuar masën për parandalimin e shitjes së pronave (dy shtëpive dhe një banesë) dhe ngrirjen e llogarive bankare të të dyshuarave.

Dy persona (H.B. dhe A.B.) janë të dyshuar për veprat penale ”Pastrim i Parave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës dhe rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të avancoj edhe më tej bashkëpunimin me autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të të gjitha llojeve, përfshirë kriminalitetin transnacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat