Muharremaj ka disa fjalë nga zemra për qytetarët: Kam nevojë diçka me ju thanë publikisht!

Kosova

Muharremaj ka disa fjalë nga zemra për qytetarët: Kam nevojë diçka me ju thanë publikisht!

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 23:02
Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që të shtunën t’iu thotë disa fjalë publikisht qytetarëve.

Ai përmes rrjetit social “Facebook” ka falenderuar të gjithë qytetarët për mikëpritjen që i është bërë.

Ai tha se tanimë ka fituar një shtëpi të madhe në Suharekë.

Postimi I plotë:

Mirëmbrëma qytetarë të dashur,

Kam nevojë me ju thanë diçka publikisht.

Atë që e ndjej brenda vetes n’shpirt.

Faleminderit kudo për mikëpritjen në familjet tuaja, megjithëse është kohë pandemie e po duhet ta ruajmë dhe mbrojmë familjen secili prej nesh.

Shumë herë gjatë ktyre viteve jam kthy vonë n’shtëpi. Shumë herë kisha nevojë me qendru ma gjatë e me folë ma shumë me gruan e fëmijët. Natyrisht shumë ngjarje të bukura të ditlindjeve i kam humb, sepse puna e detyra e kërkonte me qëndru aty ku kishit nevojë ju.

Ndoshta kam mungu në shtëpinë time, por e kam fitu një shtëpi të madhe.

I kam mungu familjes, por e di e tash e kam një familje edhe ma të gjanë.

Ajo shtëpi dhe ajo familje jeni ju, qytetarët e  Komunës së Suharekës kudo.

Ju kam borgj shumë. Për krejt afërsinë dhe përkrahjen që po ma dhuroni.

Faleminderit nga  secilit prej jush ! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat