Qifajete, Diarea, Plak, Analiza vetëm disa nga emrat e çuditshëm që u hasën gjatë vaksinimit në Kosovë

Kosova

Qifajete, Diarea, Plak, Analiza vetëm disa nga emrat e çuditshëm që u hasën gjatë vaksinimit në Kosovë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:08
Ilustrim

Derisa numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19 është mjaftë i lartë, në anën tjetër procesi i vaksinimit është duke vazhduar.

Edhe pse numri i atyre që zgjedhin të vaksinohen është mjaftë i ulëta, nga Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëhet thirrje që qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë veten, të tjerët dhe të parandalojnë shpërndarjen edhe më të madhe të këtij virusi.

Por të gjithë pjesëtarët e personelit shëndetësore të cilët po merren nga afër me procesin e vaksinimit padyshim se janë përballur me situata të ndryshme.

E dikush ka dashur të tregojë emrat më të çuditshëm që ka hasur të kuptojë përgjatë vaksinimit.

Një studente e mjekësisë e cila edhe ka marrë pjesë në procesin e vaksinimit ka renditur këta emra:
Fëmijë
Qifajete
Analiza
Diarea
Filxhane
Plak dhe Gjylgjibane.

Duhet përkujtuar që ne si popull njihemi për emra të veçantë, por këta të fundit ishin padyshim mjaftë të çuditshëm.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 18 mijë e 555 qytetarë. Me dozën e dytë tashmë të vaksinuar janë gjithsej 425 mijë e 551 persona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat