Nga 19 gushti e deri më 19 shtator, 604 qytetarë humbën jetën si pasojë e Covid-19

Kosova

Nga 19 gushti e deri më 19 shtator, 604 qytetarë humbën jetën si pasojë e Covid-19

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Për 30 ditë, më saktësisht prej 19 gushtit e deri më 19 shtator në Kosovë si pasojë e Covid-19 kanë vdekur hiq më pak se 604 qytetarë.

Ndonëse ka nisur rënia e rasteve ditëve të fundit, muaji gusht dhe muaji shtator konsiderohen si muajt ku u thye rekord me numrin e viktimave si pasojë e koromavirusit.

Opozita dhe shoqëria civile fajin për këto vdekje ia ka vënë Qeverisë Kurti për dështim në menaxhimin e pandemisë.

Kritikat më të mëdha potencohen në dështimin e vaksinimit masiv dhe në hapjen e masave më 12 gusht, kur filloi rritja masive e të infektuarve me variantin Delta.

Derisa rritja e rasteve me Covid- 19 doli jashtë kontrolli, tek para pak javësh Qeveria filloi me masa për luftimin e pandemisë.

Ndërkohë shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më datë 26 shtator, presidentja e vendit kishte kërkuar shtyrje të zgjedhjeve për shkak të situatës me pandemi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste të vdekjeve, derisa ka rënë numri i të infektuarve.

Që nga shfaqja e pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 2899 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat