Xhafer Gashi: Për Ligjin e Obiliqit kam zhvilluar mbi 74 takime, përfshirë edhe me deputetë

Kosova

Xhafer Gashi: Për Ligjin e Obiliqit kam zhvilluar mbi 74 takime, përfshirë edhe me deputetë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:41
Xhafer Gashi

Kandidati i Iniciativës Qytetare “Obiliqi”, Xhafer Gashi, ka prezantuar planin e tij për ta drejtuar komunën e këtij qyteti edhe për një mandat.

Në Edicionin Zgjedhor, ai ka përmendur se është angazhuar gjatë mandatit të tanishëm që në Kuvendin e Kosovës të kalonte Ligji për Obiliqin.

“Është mirë për t’iu gëzuar ligjit. Për buxhetin, e kam gjetur katër milionë e 600 mijë euro, ndërkaq tash është 11 milionë e 200 mijë. Tek çështja e ligjit, e dinë të gjithë që i kam pasur mbi 74 takime me shefat e grupeve parlamentare dhe deputetë dhe kemi arrit ta kurorëzojmë me votim”, është shprehur Gashi.

Duke prezantuar planin e tij, Gashi ka thënë se në mandatin e ti katërvjeçar synon rritjen e subvencioneve në bujqësi.

Njëjtë ka thënë se do të ndodhë edhe me shëndetësinë.

“Tek shëndetësia kemi paraparë që t’i ngritim kapacitetet, ta bëjmë ndërtimin e katit të dytë të QKMF, analiza 24 orë për raste emergjente, kontrolle për nxënësit, blerja e autoambulancës, vazhdimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në moshën trevjeçare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat