Stina e vjeshtës fillon me mot kryesisht i vranët dhe riga lokale shiu

Kosova

Stina e vjeshtës fillon me mot kryesisht i vranët dhe riga lokale shiu

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Në parashikimin e motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor ku dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë.

Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat