Pa u bërë 24 orë u mblodhën 23 mijë euro për ta shëruar mitrovicasin, Berat Sefedini

Kosova

Pa u bërë 24 orë u mblodhën 23 mijë euro për ta shëruar mitrovicasin, Berat Sefedini

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:57
Berat Sefedini

Mjaftoi një ditë pas publikimit të rastit qytetarë e grupe të ndryshme u organizuan në mënyrë mbresëlënëse, duke e mbledhur shumën e nevojshme për shërimin e mitrovicasit Berat Sefedini, të cilit i duhet të bëjë transplant të veshkës.

“Djemtë e Mitrovicës” që udhëhiqet nga Lindrit Misini mblodhën 18.000 EUR, shoqata e Halil Kastratit siguroi 2000 EUR dhe pjesa tjetër u dhurua nga diaspora e Kosovës.

Kështu për 24h u mblodh dhe sigurua shuma e kërkuar prej 23.000 EUR sa i nevojiten Beratit për trajtim.

Këtë lajm të mirë e kanë konfirmuar “Djemtë e Mitrovicës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat