Tahiri: Mbi 166 prodhues të patates do të përfitojnë nga Komuna e Vushtrrisë

Kosova

Tahiri: Mbi 166 prodhues të patates do të përfitojnë nga Komuna e Vushtrrisë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:45
Xhafer Tahiri

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vizituar “Vipa Chips”, prodhuesin më të madh të patates nē Kosovë.

Në programin e tij për vitin 2022 Tahiri ka paraparë mbulimin e shpenzimeve të fermerëve e prodhuesve të patates për ujitjen e tokave nga sistemi i “Iber Lepencit”.

"Mbi 700 toka bujqësore janë përfshirë në këtë marrëveshje në mes të Komunës dhe “Iber Lepencit. Mbi 166 fermerë-prodhues të patates përfitojnë direkt nga kjo politikë e re.

Ndërsa mbi 77 000 mijë euro është vlera e subvencionimit të ujitjes së parcelave nga sistemi i ujitjes së “Iber Lepencit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat