Gazmend Islami: Llapi do të jetë zyrë që do të ketë gjithmonë komunikim me mërgatën

Kosova

Gazmend Islami: Llapi do të jetë zyrë që do të ketë gjithmonë komunikim me mërgatën

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 00:41
Gazmend Islami

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Balli Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka komentuar programet e kundër-kandidatëve të tij duke thënë se ai i kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni, është projekt që duhen vite për tu implementuar

Sa i përket projektit të VV-së, e kemi parë se si funksionojnë ku shihet se ka qenë si program i kaluar i LDK-së, projekti i Besnik Tahirit duket i kapshëm”, është shprehur ai.

Tutje, Islami thotë se sa i përket ekonomisë, në Podujevë ka shumë për të bërë, pasi që sipas tij Llapi ka mbetur si zona më e pazhvilluar ekonomikisht.

Llapi do të jetë një zyrë që do të ketë gjithmonë komunikim me mërgatën dhe që të hapin biznese në Kosovë. Kam kontaktuar me disa biznesmen dhe më kanë premtuar që do të hapin biznes në Llap. Llapi është atraktiv por gjithmonë kemi pasur barriera dhe politika të gabuara”, është shprehur Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat