Ibrahimi kërkon nga kandidatët të kenë sa më tepër ballafaqime në studio televizive

Kosova

Ibrahimi kërkon nga kandidatët të kenë sa më tepër ballafaqime në studio televizive

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:19
Ilir Ibrahimi

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se mënyra e vetme e fushatës për kandidatët për kryetarë të komunave mbetet ballafaqimi i drejtpërdrejtë në media online apo studio televizive. Sipas tij, kjo do të mundësonte që qytetari që nuk është ende i vendosur të përcaktohej, duke u bazuar në program.

“Partitë politike i kanë dhënë shumë rëndësi kandidatëve, duke pasur parasysh që fushata nuk do të mund të bëhet siç e kemi parë në të kaluarën, duke pasur parasysh që jemi nën masat e pandemisë është me shumë rëndësi që kandidatë të ballafaqohen me njëri tjetrin, pra të kenë sa më tepër ballafaqime të drejtpërdrejta në studio televizive ku ata mund ti paraqesin programet dhe projektet e tyre, dhe vizonin për qytete sepse kjo ka ndikim sidomos në zgjedhjet lokale.” tha Ibrahimi.

Sipas tij jo domosdoshmërisht fituesi i zgjedhjeve nacionale i fiton edhe ato lokale, sepse ndër vite ka pasur përmbysje të rezultatit.

“Kandidati është pika kyçe që e përcakton fituesin e një gare, pa e anashkaluar edhe mundësinë e partisë politike që ti ndihmojë, por siç i kemi parë edhe nga matjet ndryshimi i kandidatëve ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rezultatet të cilat po i shohim në sondazhe.”

Tutje ai tha se edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar që është krijuar një 51% që nuk është shumë stabil.

“Nëse flet off the rekord me ta, janë çuditur, Besnik Bislimin nuk e ka zanë gjumi dy javë ditë. Nuk ka qenë një rezultat, një përqindje e votave, e cila është ardhur si rezultat i një pune të kësaj partie, po si një votë ndëshkuese, këto lloj votash nuk janë stabile dhe këtë nuk mund ta marrim për bazë se duhet patjetër që të mbahet ky 50%.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat