Që nga janari i këtij viti, në Onkologji u paraqiten 300 gra me kancer të gjirit

Kosova

Që nga janari i këtij viti, në Onkologji u paraqiten 300 gra me kancer të gjirit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:05
Ilustrim

Muaji tetor është muaj i vetëdijesimit nga sëmundja e kancerit të gjirit.

E që forma më e shpeshtë e regjistruar në Kosovë, te gratë është kjo sëmundje.

Në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës numri total i femrave brenda një viti që janë me kancer të gjirit dhe që trajtohen në këtë klinikë janë gati 1000 gra.

Kështu thotë drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

Numri total i femrave brenda një viti që janë me kancer të gjirit që ne i trajtojmë janë gati 1000 femra. Por të mjekuara brenda vitit gati 400 femra i mjekojmë, apo të cilat lajmërohen për herë të parë, dhe ato që barten nga viti në vit dhe numri kalon shifrën 1000, edhe numri i atyre të cilëve shërohen është në rritje, mund të jetë më shumë se 1000”, thotë ai.

Kurtishi thotë se në këtë institucion, nga muaji janar e deri në shtator të 2021, janë paraqitur 300 raste të reja me këtë sëmundje.

Këtë vit i kemi identifikuar 300 femra prej janarit deri në shtator 2021 edhe shumica nga këto janë nga mosha mbi 50 vjeçare”, thotë ai.

Çdo muaj rreth 30 gra identifikohen me kancer të gjirit, këtë e tregoi për Front Online, Ilir Kurtishi i cili bënë thirrje që të kontrollohen.

Zakonisht çdo muaj rreth 25 deri 30 femra identifikohen me kancer të gjirit, kurse çdo muaj rreth 140-150 persona me kancer vijnë dhe lajmërohen në Klinikën e Onkologjisë me kancer të formave të ndryshme. Mos të hezitojnë femrat të bëjnë kontrolle rutine, e sidomos ato që e kanë moshën mbi 40-45 vjet të lajmërohen tek mjeku të bëjnë një ultrazëri ose mamografi në mënyrë që sëmundja të zbulohet sa më herët”, tha ai.

Tani kjo klinikë është e furnizuar me barna pasi që një kohë ka pasur mungesë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat