Tërnava: Berisha i ka premtimet e njëjta që nga viti 2007

Kosova

Tërnava: Berisha i ka premtimet e njëjta që nga viti 2007

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 00:37
Memli Krasniqi, Rrahim Tërnava

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka komentuar premtimet e kryetarit aktual të këtij qyteti, Burim Berisha, duke thënë se ky i fundit i ka premtimet e njëjta që nga viti 2007.

Sipas Tërnaves, Berisha s’merr pjesë në asnjë debat, as në ato që i thirr me qytetarë e as nëpër televizione.

Tërnava tha se sa i përket komunikacionit në Fushë Kosovë, në rrugën kryesore duhet largohet anësoret e metalta dhe duhet të bëhet një tunel tek rrethi për Pejë.

“Duhet të bëhet edhe një rrugë mbi e nën hekurudhë dhe këto dy anë të rrugëve e lehtësojnë komunikacionin”, ka thënë Tërnava.

Tutje, Tërnava tha se në departamentin e Zhvillimit Ekonomik, do t’i punësojë rreth 50 të rinj.
“Ata do të shkruajnë projekte për secilën kërkesë që vije nga secili qytetarë. Këta të rinj do t’i shërbejnë secilit qytetarë që vijnë me kërkesa, ata do ta qesin në letër planin e tyre”, është shprehur Tërnava

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat