Ramosaj thotë se pas katër vitesh të qeverisjes së tij Deçani është 100% më i pastër

Kosova

Ramosaj thotë se pas katër vitesh të qeverisjes së tij Deçani është 100% më i pastër

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:33
Bashkim Ramosaj

Kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së dhe njëherit kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, thotë se tani ky qytet është 100% më i pastër. Ai gjithashtu shprehet i lumtur që sipas tij, brenda katër viteve të qeverisjes së tij, Deçani ka marrë pamje tjetër, më të bukur dhe më të zhvilluar.

“Sot, qyteti i Deçanit ka infrastrukturë më të mirë, qoftë qendrës së qytetit, po ashtu në çdo lagje, ka ndriçim publik gjithandej! Qytetarët e Deçanit janë të parët që e shijojnë dhe përjetojnë investimet në ndërtimin e shtratit dhe shëtitores bregu të lumit “Lumbardh”, shëtitores në drejtim të Grykës së Deçanit, ndërtimin e krojit te thanës!” shkroi Ramosaj në një postim në Facebook.

Tutje kandidati për të parin e Deçanit thotë se shëndetësia është shumë më e mirë, me emergjencë të re, e kushte të volitshme për punë dhe shërbim.

“Poashtu, shkolla ku vijonë mësimin nxënësit po ndërtohet e re!  Palesta Sportive, e Qendra Rinore, Kolonia e Artistëve, Shtegu i Alpinisteve etj, i japin qytetit të Deçanit tjetër dimension! Do të punojmë edhe shumë e shumë projekte për Deçanin!”

Ramosaj gjithashtu zotohet se besimin e qytetarëve do ta kthejë me punë dhe përkushtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat