Anëtari i VV-së: Nuk mund të jesh me Albinin dhe të luftosh Lëvizjen në Llap

Kosova

Anëtari i VV-së: Nuk mund të jesh me Albinin dhe të luftosh Lëvizjen në Llap

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:25

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Pajtim Balaj, ka reaguar me një status në Facebook pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme.

Ndër të tjera, Balaj tha: “Do t’u tregojmë paloaktivistëve, që nuk mund të jesh me Albinin dhe të luftosh Lëvizjen në Llap.”

Ky është reagimi i tij i plotë:

Nuk besoj të ketë pasur qeverisje më të përkushtuar dhe më të suksesshme, në kohë kaq të shkurtër, duke pasur aq shumë kufizime që kanë ardhur nga buxheti i planifikuar nga dikush tjetër dhe nga një Kuvend me shumicë opozitare. Secila drejtori me në krye Kryetarin Bulliqi, ka treguar vullnet të jashtzakonshëm për punë. Janë të faktueshme përparimet në çdo fushë, ku vërehet dallim i qartë dhe përmirësim i dukshëm në raport me qeverisjen paraprake të LDK-së. Dështuam me promovimin, gjënë më të rëndësishme në kohën e rrjeteve sociale. Nisëm projekte që transformojnë Podujevën, ngrisin mirëqenien dhe e bëjnë atë një vend të jetueshëm.

Ka ende për t’u bërë. Ka ende kohë për t’i dëshmuar secilit punët që janë bërë dhe për t’i dëshmuar që vota e tyre e nëntorit nuk u çua dëm. Ka mjaftueshëm kohë për t’i bindur qytetarët që fabrikimet me video-skandale fiktive të shpërndara gjithandej kafeneve të qytetit dhe parat e biznesmenëve që duan favore personale, nuk mund të triumfojnë mbi të drejtën. Do t'u tregojmë paloaktivistëve, që nuk mund të jesh me Albinin dhe të luftosh Lëvizjen në Llap. Do t'u tregojmë që mundemi edhe pa ata.

Do t’i korrigjojmë gabimet. E kemi humbur veç një betejë, nga fakti që shkuam në balotazh. Por mund ta fitojmë luftën. Vullneti ynë është më i fortë se paratë e tyre.

Bashkë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat