Elezi i VV-së: Oferta e jonë ishte më e mira, por ju vendoset se kush duhet të jetë në shërbimin tuaj

Kosova

Elezi i VV-së: Oferta e jonë ishte më e mira, por ju vendoset se kush duhet të jetë në shërbimin tuaj

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:29
Shemsi Elezi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Ai thotë se oferta e VV-së ishte më e mira, por qytetarët vendosën se kush duhet të jetë në shërbimin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Postimi i Elezit:

Të dashur qytetarë të Drenasit, kaluam një proces zgjedhor i cili u karakterizua me një fushatë relativisht të qetë. Takimet e bashkëbisedimi me secilin nga ju ishte në frymën e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë.

Oferta e jonë para jush ishte më e mira, por ju vendosët se kush duhet të jetë në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme.

VETËVENDOSJE! me kandidatin Fejzi Kiqina ishte oferta me serioze për kryetar komune, i ndershëm, i urtë, serioz, profesional dhe i përgatitur për të marrë përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat