Diferencë 2 për qind mes PSD-së e LVV-së, Kastrati e Rahimaj në balotazh për Kamenicën

Kosova

Diferencë 2 për qind mes PSD-së e LVV-së, Kastrati e Rahimaj në balotazh për Kamenicën

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:28
Qëndron Kastrati

Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat që pritet të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati nga Partia Socialdemokrate dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Kadri Rahimaj do të përballen në balotazh, teksa diferenca në vota mes tyre tash për tash është 375 vota.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku janë numëruar tashmë të gjitha votat në vendvotime, Kastrati i PSD-së prinë me 32.69 për qind të votave teksa Rahimaj i LVV-së, ka 30.37 për qind të votave.

Megjithëse në garën për kryetar prinë Partia Socialdemokrate, në Kamenicë për kuvend komunal rreth 3 për qind më shumë vota para PSD-së është Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas votave të numëruara nga KQZ-së, për kuvend komunal të Kamenicës, LVV-ja ka 23.11 për qind, ndërkaq PSD-ja ka 20.10 për qind.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta, të cilat pritet të numërohen gjatë kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat