QKUK bëhet me specialisten e parë të Psikologjisë Mjekësore

Kosova

QKUK bëhet me specialisten e parë të Psikologjisë Mjekësore

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:40
Spec. Donika Tahirsylaj – Alidemi, Msci

Qendra Klinika Universitare e Kosovës për herë të parë do të ketë specialiste të Psikologjisë Mjekësore.

Bëhet fjalë për Spec. Donika Tahirsylaj – Alidemi, Msci, e cila e ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, në Maqedoni të Veriut.

Tahirsylaj-Alidemi u shkollua në Shkup me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi që kjo lëmi ishte deficitare.

Ajo është pjesë e Klinikës së Neurologjisë, teksa nga tani e tutje do të ofrojë për pacientët e klinikës vizita psiko-neurologjike.

Kosova numëron mbi 20 psikologë klinikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat