Në Malishevë, Krasniqi i LVV-së më i mbështeturi nga diaspora

Kosova

Në Malishevë, Krasniqi i LVV-së më i mbështeturi nga diaspora

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:57
Alban Krasniqi

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021. 

Vota e diasporës në disa komuna do të ketë rol shumë të madh në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor.

Në Komunën e Malishevës më së shumti vota ka fituar kandidati i LVV-së Alban Krasniqi.

Mirëpo 183 votat e diasporës për kandidatin e LVV-së nuk kanë arritur ta ndryshojnë rezultatin, ku në balotazh do të jenë kandidatët e NISMËS dhe PDK-së.

Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota nga diaspora derisa Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota.

Bajrush Hoti i LDK-së ka marrë 53 vota nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat