Asambleisti i PDK-së kundërshton hapur Lladrovcin: Degës së Drenasit i është uzurpuar logoja, nuk mund të përjashtohen 7 mijë anëtarë

Kosova

Asambleisti i PDK-së kundërshton hapur Lladrovcin: Degës së Drenasit i është uzurpuar logoja, nuk mund të përjashtohen 7 mijë anëtarë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:43
Memli Krasniqi, Bujar Thaçi dhe Ramiz Lladrovci

Ish kryetari i rinisë së PDK-së në Drenas dhe asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Bujar Thaçi ka kundërshtuar qasjen e nivelit qendror të PDK-së për nominimin e Ramiz Lladrovcit si kandidat për kryetar komune edhe emërimin e tij U.D. i kryetarit të degës.

Postimi i Bujar Thaçit:

Partisë Demokratike të Kosovës dega në Drenas, i është uzurpuar llogoja e saj!
Madje, është hipokrizi të thuash ne jemi PDK më shumë se sa të tjerët, vetëm për shkak të këtj uzurpimi.

PDK e vërtetë është struktura saj, e zgjedhur nga delegatët legjitim e jo nga shantazhi e presioni.

Nuk është në gjenezën e PDK-së shkarkimi strukturave legjitime dhe zëvendësimi tyre me struktura paralele dhe jo statutore!

Të gjithë këto do ti kthehen bumerang, atij kryetari të vetëshpallur të degës, sepse qytetarët e Drenasit janë lodhur nga emërimet e sojit tij, janë lodhur edhe nga shantazhi, nga shpifja e kërcënimi.

Për këto arsye, qytetarët po duan ndryshime, por jo duke u larguar nga PDK-ja e vërtetë, sepse qytetarët e Drenasit e duan këtë parti me zemër dhe me shpirt, pasi që me të edhe janë rritur.

Prandaj, nuk besojë që PDK ka komoditetin ti përjashtojë 7000 votues, vetëm pse nuk bien pre e shtanazhit.
Përkundrazi, PDK vazhdon të jetë e fortë, pasi që këta 7000 votues e mbajtën fuqishëm dhe do ta fuqizojnë edhe më shumë me 14 nëntorë, atë PDK-në e lirë dhe demokratike, ashtu siç duan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat